Toni Kros vazhdon me Realin e Madridit deri në 2024!

Mesfushori gjerman nuk është se ka ndonjë qejf të madh të plaket në futboll, siç po bëjnë Zllatan Ibrahimoviç apo Kristiano Ronaldo. Jo, Toni Kros mezi pret që të varë këpucët në gozhdë dhe të nisë një jetë tjetër. Gjithsesi, futbollisti 33-vjeçar ka vendosur të provojë ta zgjasë edhe ca karrierën dhe mediat spanjolle njoftojnë se ai do të vazhdojë tek Reali i Madridit deri në qershor 2024. Fillimisht, u mendua se do ta mbyllte në 2023, kur t’i përfundonte karriera. Kros i ka dhënë fund me kombëtaren e Gjermanisë, për t’u përqëndruar te Reali, sepse nuk mendon se ka energji fizike dhe mendore për të mbajtur “dy kunguj në një sqetull”.

Sfidanti.al