E tillë ka qenë forma e sulmuesit nga Senegali saqë ata që e njohin nuk po u besojnë syve. Sadio Mane ka qenë hija e vetvetes këtë sezon tek Bajerni, dhe aspak legjenda e futbollit e Liverpulit. Klubi në “Zebener Shtrase” e mori Manenë si një personalitet të lojës, dhe verën e kaluar ai u quajt një blerje e madhe, dhe një krenari që një yll i Premier Ligës pranoi të vinte në Bundesligë. Faktet tashmë janë ndryshe, me dëmtime, pak gola, dhe nervozizëm. Për këtë tek Bajerni po bëjnë shaka (të paktën, siç shkruajnë mediat), dhe po thonë “mos vallë morëm binjakun e Manesë?”
Sfidanti.al