“Kundërkronika” e “Markës”: Pse duheshin 94 minutat e Benzemasë?!

Këtë ngacmim për Realin e bën gazetari Santi Sigero (Siguero), që pyet për aktivizimin e plotë të sulmuesit francez, ndërsa përpara është prova e Londrës ndaj Çelsit. Pra, përse duhej të ishte titullar dhe të luante deri në fund Karim Benzema, ndërsa Madridi nuk është se ka shumë shpresë për titullin në La Ligë, e kualifikimi në Champions nuk është arritur ende me siguri matematike. Jo vetëm Benzema, por edhe Kurtua, Militao, Valverde dhe Rodrigo, sipas gazetarit, duhej të ishin kursyer dhe të mos luanin në Kadis.

Sfidanti.al