Halandi do t’i thyejë rekordet e Premier Ligës!

Sulmuesi norvegjez u zëvendësua nga Pep Guardiola dhe nuk u lejua që të kalonte dje shifrën e Mohamed Salahut. Erling Halandi ka 32 gola në 30 ndeshje në Premier Ligë, po aq sa sulmuesi egjiptian i Liverpulit, por mund të ketë edhe 8 ndeshje të tjera për ta thyer lënë pas. Shumë pranë është rekordi i 34 golave në Premier Ligë në një sezon, mbajtur nga Alan Shirer dhe Endi Koul. Në Angli, madje po thonë se edhe rekordi i Diksi Dinit me 63 gola në një sezon, në të gjitha kompeticionet, është në rrezik. Halandi ka shënuar 47 deri tani.

Sfidanti.al