Mançester Junajtidi merr goditje të fortë, dëmtohet Rashfordi!

Sulmuesi kryesor i skuadrës nuk do të luajë për disa ndeshje, dhe nuk dihet saktësisht se kur do të kthehet. Markus Rashford ka shqetësuar trajnerin Erik Ten Hag dhe tifozët pasi ka pësuar dëmtim. Ai u largua nga fusha 10 minuta para fundit, pasi Ten Hagu kuptoi problemin, ndërsa holandezi thotë se “Rashfordi do të ketë sërish rol këtë sezon”. Sulmuesi 25-vjeçar ka dëmtim muskulor dhe e sigurt është që nuk do të jetë ndaj Seviljes në Ligën e Europës.

Sfidanti.al