“Vdekja” troket tek porta e FSHF-së, ajo i përcjell tek..arbitrat !

Ju kujtohet ajo barsaleta me dy pleqtë që u troket “vdekja” në shtëpi për të marrur njërin prej tyre dhe plaku i thoshte më merr mua, ndërsa plaka i lutej që të merrte atë. Dhe vdekja u bëri një privilegj: sa ta ndani ju, unë po shkoj në një pallat tjetër, ku e ka radhën dikush. Në ato momente , plaku del poshtë pallatit dhe shkon tek klubi. Pi një gotë dhe kthehet në shtëpi. Troket tek porta dhe i thotë plakës: hape se jam vdekja ! Plaka i përgjigjet pa ngurrim: shko se tek klubi poshtë pallatit e ke..!

Edhe në futbollin tonë, ka kohë që ka ardhur “vdekja”, por FSHF nuk e pranon për vete, por e dërgon tek..arbitrat. Thërret me të madhe nëpër studio, më shumë me gojët e liga se sa vetë, se arbitrat po kërcënohen me jetë bilbilat, por hallin e ka tek vetja e vet!

“Vdekja” kishte trokitur në derën e arbitrit Juxhin Xhaja, në prag të ndeshjes Kastrioti-Bylis, , por deklarata ishte aq e thellë dhe e “sinqertë” sa zbulonte se edhe një javë më parë, tek dera e arbitrit Bajramaj, që mbajti ndeshjen Kastrioti- Laçi, zullumi kishte qënë si një hokubet. Edhe gol i anulluar dhe ndeshja e përdoruar për baste! Si e gjetën kaq shpejt këtë herë, kur ne u denuam 10 vite nuk “dinim” si t’i gjenim?! Tani, na marrtë të keqen Sport Radari, kompania që na gjurmon kur dalim në treg që shesim “vezë të prishura”…

Sfidanti.al