Ançeloti: Jam në klubin më të madh të botës, ku më duan!

Është folur shumë për interesimin e Brazilit për të, dhe gjithmonë ekziston mendimi se edhe mund të pranojë. Gjithsesi, Karlo Ançeloti sa herë ka folur e ka hedhur poshtë mundësinë për t’u larguar nga Reali i Madridit. Këtë e bëri edhe herën e fundit, ndërsa foli para ndeshjes së radhës në La Ligë. “Unë ndodhem në klubin më të madh të botës, – u shpreh trajneri italian, – dhe ndjej që këtu më duan shumë”. Ai shtoi se nuk donte të ishte në vend të Ksavit, pasi ndodhet tek Reali dhe se nuk mund ta stërviste Barcelonën pikërisht për lidhjet me Madridin. Ançeloti theksoi se ka 1272 ndeshje në stol dhe se nuk ka se çfarë t’i provojë kujt.

Sfidanti.al