Më në fund ishte titullar dhe trajneri Simone Inzagi ndoshta e kuptoi se duhej ta kishte aktivizuar më shumë. Kristjan Asllani ishte një nga më të mirët për Interin në fushën e Salernitanës. “Eurosporti” shkruan se goli i avantazhit shënuar nga Gosens, lindi nga këmbët e tij. Vertikalizimet i ka specialitet dhe cilësohet një “gjeometër”. Ka cilësi dhe duhet të luajë më shumë, përfundon faqja e televizionit europian, që shton se zëvendësuesi i tij Galiardini nuk e arriti nivelin e 21-vjeçarit shqiptar.
Sfidanti.al