Këtë fjalë e tha edhe Ksavi Hernandez i Barcelonës pas humbjes me Realin, dhe e përsërit edhe trajneri i Interit. “Është e vështirë që unë të flas tani për barazimin pas kaq shumë rasteve që patëm, – tha Simone Inzagi, – ka dy vjet e gjysmë që nuk shoh një gol të tillë, na u desh ta pësonim ne. Do të ringjitemi me punë dhe vendosmëri”. Gjithsesi, Inzagi kritikoi të vetët duke thënë se “nuk dimë të vrasim ndeshjet, por do të japim gjithçka në Champions”. i pyetur për Romelu Lukakun që humbi sërish rast të pastër, trajneri zikaltër u mjaftua të thotë se “po kalon një moment të tillë, kështu-kështu”.
Sfidanti.al