Inzagi: Jam i kënaqur nga loja e Interit, shpresoj që Lukaku të falet!

Trajneri i Interit pati fjalë “mjalti” për ekipin e tij, ndërsa mori një barazim në një moment tepër të vështirë. Zikaltërit dolën 1-1 në Torino me Juventusin në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë dhe Simone Inzagi u shpreh i kënaqur. “Ekipi u paraqit mirë, – thotë ai, – po këtë mendim do të kisha edhe nëse nuk do të kishin barazuar. Ishim agresivë dhe të bashkuar. Me një fitore shkojmë në finale dhe ky trofe ka rëndësi për ne. Lukaku u keqkuptua, shpresoj t’ia heqin kartonin”.

Sfidanti.al