Ja pra, në stol nuk ishte Julian Nagelsmani, por Tomas Tuheli. Drejtuesit e klubit në “Zebener Shtrase” e bënë ndryshimin e stolit madje në një mënryë që tronditi skuadrën, e ndoshta kjo mund të jetë ndjerë në këtë ndeshje. Bajerni u mund në “Alianc Arenë” nga Frajburgu dhe u eliminua nga Kupa e Gjermanisë pas disfatës 1-2. Dajot Upamekano kaloi bavarezët në epërsi shpejt, në 19’, por Nikolas Hofer dhe Lukas Holer (penallti) përmbysën shifrat , me golin e dytë në 95’. E habitshme sesi Bajerni sërish dështoi në Kupë, ashtu siç ndodhi në 2021 e 2022, ndërsa fitorja e fundit ishte në 2020 me Hansi Flikun. Këtë disfatë, mediat bavareze e cilësuan “zemërues”.
Sfidanti.al