Dy ndeshje të mëdha dhe shumë spektakël në Konferencën e Lindjes në NBA. Filadelfia mundi Boston me vetëm dy pikë diferencë në një sfidë të luftuar deri në sekondën e fundit dhe të mbyllur me rezultatin 103-101. Zhoel Embid meritoi titullin “MVP” të mbrëmjes, duke shënuar 52 pikë dhe kapir 13 topa në tabelë për të ndihmuar “Siksers” në një fitore shuimë të rëndësishme që i mban në vendin e tretë të Lindjes. Nuk ndalet Miluoki që thuajse mbyll matematikisht garën për vendin e parë në këtë konferencë. Baks kaluan Uashington me shifrat 128-140, ndërsa kjo ishte dhe ndeshja me më shumë pikë e mbrëmjes në NBA.
Tre shifra dopjo për Janis Atentokoumpo me 28 pikë, 11 topa në tabelë dhe 10 asist. Në një mbrëmje të mirë edhe Holidei, edhe ai me dy shifra dopjo. Me këtë triumf, Miluoki jo vetëm që blindon kryesimin në Lindje, por konfirmohet edhe një herë favorit për “unzat” e kampionëve. i ndryshëm është diskutimi për pretendentët e tjerë të Denver. Kryesuesit e Konferencës së Perëndimit u mundën nga Hjuson me rezultatin 124-103.
Nikola Jokiç u kthye me dy shifra dopjo, 14 pikë dhe 10 topa në tabelë, por kaq nuk mjaftoi për Naxhets, që gjithsesi nuk rrezikojnë vendin e parë. Fitore të rëndësishme në mbrëmjen e fundit të basketbollit amerikan siguruan edhe Los Anxheles Lejkërs dhe Golden State. Me LeBron Xhejms në fiormë dhe me 37 pikë, kaliforniatën mundën Jutah. Nga ana tjetër, kampionët në fuqi të NBA fituan ndaj Oklahomës falë lojës së shkëlqyer të Stefën Kerrit.
Sfidanti.al