Për superyllin argjentinas ishte e qartë se nuk kishte ardhur kohë për të dalë në pension, që do të thotë për të luajtur në një ligë jashtë Europës. Kristiano Ronaldo mund ta bëjë me 38 vitet e tij mbi supe, por Lionel Mesi nuk ka ndërmend ndërsa pas pak javësh mbush 36. Mediat shkruajnë se ylli i Paris SG do të hedhë poshtë një ofertë nga Arabia Saudite prej 400 milionë eurosh në sezon. Është klubi Al Hilal që thuhet se i jep këto para, por Mesi e paska mendjen të vazhdojë në Europë, në nivelet e larta, me shpresë që të fitojë edhe një Champions të paktën në karrierë.
Sfidanti.al