Futbollisti më i mirë maqedonas, Goran Pandev, u prezantua, dje, zyrtarisht, si Ambasadori i Superkupës së Evropës të UEFA-s, “Skopje 2017” që, më 8 gusht, do të luhet në stadiumin kombëtar “Telekom arena” (ish-“Filipi II”) në Shkup. “Sikurse e dini ju, të gjithë, Shkupi dhe Arena Kombëtare do të jenë mikpritës të një ngjarjeje të madhe futbollistike – Supërkupa e UEFA-s, të një ndeshjeje, në të cilën do të ndeshen dy ekipet fitues të Ligës së Kampioneve dhe të Ligës se Evropës.
Ne, si Federatë Kombëtare e Maqedonisë, jemi krenarë që e merituam këtë shans që të organizojmë eventin më të madh sportiv në historinë e vendit tonë. Ne i shprehim mirënjohjen tonë UEFA-s për besimin që na dha. Kështu, neve na happen dyert që të organizojmë evente të një profili të tillë edhe në të ardhmen. Një nga synimet kryesorë të UEFA-s është zhvillimi i futbollit anekënd Evropës dhe, kështu, për neve, si Federatë, është jashtëzakonisht e rëndësishme që ta afrojmë futbollin me tifozët dhe mbështetësit e tij”, vuri në dukje presidenti i federatës maqedonase, Ilço Gjorgjioski.
sfidanti.al