Dy dekada në portën e Lihtenshtainit, Jele në ndeshjen e 125-të ndaj Maqedonisë

Peter Jele është “djaloshi i përhershëm” i futbollit të Lihtenshtainit, ndërkohë që, në ndeshjen kualifikuese të ardhshme ndaj Maqedonisë, ai do të shënojë pjesëmarrjen e tij të 125-të me përfaqësuesen e ekipit të vendit të vet. Karrierën e tij ai e filloi si fitues, para rreth 20 vitesh, si një djalë 16-vjeçar. Më 14 tetor 1997, Lihtenshtaini shënoi fitoren e parë në historinë e tij në ndeshjen kualifikuese kundër Azerbaixhanit, 1-0, në kuadrin e Evropianit të zhvilluar në Belgjikë dhe Holandë. Dhe, atëkohë, në portë debutoi Peter Jele dhe ai arriti që ta ruajë të paprekur rrjetën e portës së tij.

Kurse, më pas, pasuan shumë humbje, por, sidoqoftë, Jele arriti që të ishte si portieri nr.1 i ekipit të Lihtenshtainit gjatë mëse 19 viteve. Sa për krahasim, momentalisht, sulmuesi maqedonas Goran Pandev është rekordmen sa u përket pjesëmarrjeve të tij në ndeshjet me përfaqësuesen e Maqedonisë, 83, kurse rekordmen është Goce Sedllovski me 100 ndeshje. Sidoqoftë, Jele ka një karrierë solide në karrierën e tij në klube. Ai ka mbrojtur portat e Grasshopersit zviceran, Boavistës portugeze dhe Turit francez, ndërsa, më pas, u kthye në atdhe, te Vaduzi. Ne fakt, tani, atje, ai është portier rezervë, por në përfaqësuesen e Lihtenshatinit ai është i pazëvendësueshëm.

sfidanti.al