Ish-kampioni i botës nuk njihet më: Fjuri tani peshon mëse 160 kg!

Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë Tajson Fjuri paralajmëroi kthimin e tij në ringun e boksit, këtë maj. Megjithatë, duke pasur parasysh gjendjen e tij fizike aktuale, vështirë se ai do të mund të boksojë në atë kohë. Ai peshon, tani, më shumë se 160 kg dhe do të jetë një çudi e madhe, nëse ai do të jetë gati që të ndeshet në majin e ardhshëm. Ndërkohë, problem për Fjurin pritet që të jetë edhe akordimi atij të licencës përkatëse. Shoqata e Boksit, për shkak të një rasti dopingu, ende nuk ia ka dhënë atij lejën për të bërë boks në ring, kështu që ka shumë mundësi që ai të kthehet në ring shumë më vonë sesa në maj 2017. Fjuri, më 2015, fitoi titujt e kampionit botëror të WBO-së, WBA-së dhe IBF-së, pasi mundi boksierin ukrainas, Kliçko.

sfidanti.al