Në jetë duhet të jesh shpesh “ekuilibrist”, apo siç thotë populli ta tërheqësh litarin pa e këputur. Kjo ka shumë rëndësi kur dy njerëz punojnë bashkë, ndërsa në jetën private ndodh që të jenë të ndarë. Lionel Mesi dhe Gerard Pike janë pikërisht të tillë, dhe marrëdhënia e tyre tek Barcelona është e shkëlqyer. Gjithsesi, Mesi ka qenë i detyruar të mos e ftojë Pikenë në dasmën e tij, për shkak se gruaja e tij e ardhshme, Antonela, nuk dëshiron të takohet me mbrojtësin katalanas.
Historia është 7-vjeçare, ku Pike u njoh me Shakirën (në Kupën e Botës në Afrikën e Jugut, në 2010), ndërsa ishte ende i lidhur me një femër tjetër, Nuria Tomasin. Qëlloi që Antonela të ishte shumë shoqe me Nurian, dhe që në atë kohë nuk ia fali Pikesë sjelljen e tij aspak të ndershme. Mesi, gjithsesi, ka ditur t’i mbajë të ndara jetën profesionale me atë private, dhe kjo për lehtësimin e madh të tifozëve të Barcelonës, pasi nëse do të kishte qenë ndryshe, sukseset nuk do të kishin qenë kaq të mëdha.
Sfidanti.al