Napoli humb Osimhenin për Serinë A e ndoshta Championsin!

Një goditje e rëndë për skuadrën më të mirë të Italisë, dhe njërën nga më të bukurat e Europës. Napoli ka humbur lojtarin e saj kryesor të momentin, sulmuesin Viktor Osimhen, i cili është dëmtuar. E sigurt mungesa e tij në sfidën e fundjavës në Serinë A ndaj Milanit në stadiumin “Maradona”, por nuk kjo gjëja që shqetëson më shumë. Kjo sepse, skuadra e trajnerit Luçiano Spaleti e ka thuajse të sigurt fitoren e titullit. Problem është mungesa e mundshme e tij në Champions, ku dueli i dyfishtë çerekfinal do të jetë pikërisht ndaj Milanit. Dyshimet janë të mëdha të paktën për ndeshjen e parë.

Sfidanti.al