Kohë dëmtimesh nëpër Europë dhe nuk i shmanget këtij fati të keq as Madridi. Trajneri Karlo Ançeloti nuk do të ketë francezin Ferlan Mendi për një muaj pas një lëndimi të pësuar prej tij. Mediat e kryeqytetit shkruajnë se mbrojtësi i majtë pësoi dëmtimin gjatë stërvitjes, dhe mungesa e tij ndaj Vajadolidit në “Bernabeu” do të jetë problem sepse mungon edhe Naço i pezulluar. Mendi do të humbasë 9 ndeshje gjithsej, nga të cilat 6 në kampionat, sfidën e kthimit në Kupë kundër Barcelonës dhe dy ndeshjet ndaj Çelsit në Champions.
Sfidanti.al