Arritja është e madhe duke llogaritur moshën. Klean Shuqja shkëlqeu edhe një herë për shahun shqiptar duke qenë në podium të Kampionatit Europian për kategorinë deri 18 vjeç. Vajza 17-vjeçare zuri vendin e tretë ndër 15 konkurruese të moshës U18 në turneun e zhvilluar në Petrovac të Malit të Zi. Kampionia në fuqi e Shqipërisë për të rritura, mori 5 pikë në 11 ndeshje, duke rivalizuar me shahiste në moshë shumë më të madhe, me koeficient ELO dhe përvojë të pakrahasueshme me të. Ky është rezultati më i mirë i arritur ndonjëherë nga një shahiste shqiptare në një kampionat individual për të rritura, duke lënë pas me gjysmë pike atë që ka bërë Rozana Gjergji. Për këtë paraqitje, ajo e rriti koeficientin ELO me 118 pikë, duke qenë e dyta më e mira në Europian në këtë statistikë. Kjo do të thotë se koeficienti Elo i Klean Shuqjes do të arrijë në 2002 kur të botohen listat e reja të renditjeve nga ana e FIDE-s në prill. Me këtë koeficient, 17-vjeçarja do të jetë e dyta shqiptare në renditjen botërore, pas Bruna Tuzit. Burime pranë familjes bëjnë me dijë se Klean Shuqja mori pjesë në Europian me shpenzimet e veta.
Sfidanti.al