Kush e meriton Kupën? Apo do ta bëjë “babagjyshi” dhuratë për festat?!

Tre nga katër ekipet e dinë çdo të thotë të fitosh këtë trofe. Vetëm Egnatia nuk e ka provuar shijen e triumfit në Kupën e Shqipërisë, së cilës iu hodh shorti gjysmëfinal në sallën e konferencave në “Arenën Air Albania”. Çiftet e formuara janë Vllaznia-Egnatia dhe Tirana-Teuta. Ndeshjet e para janë parashikuar në 26 prill, ndërsa ato të kthimit në 11 maj, kur do të përcaktohen edhe finalistët. Vllaznia e Shkodrës është fituese në fuqi e Kupës, madje e ka bërë këtë gjë dy herë radhazi, në finalet e viteve 2021 kundër Skënderbeut dhe vjet ndaj Laçit. Teuta e ka fituar trofeun për herë të fundit në 2020, ndërsa Tirana edhe më herët, në 2017, duke humbur edhe dy finale radhazi. Në çerekfinale, Vllaznia kaloi Partizanin pas dy ndeshjeve tepër të forta, dhe me diferencë të një goli. Tirana ia doli kundër Kastriotit, Teuta eliminoi Kukësin dhe Egnatia nuk pati probleme kundër Laçit.

Sfidanti.al