Kalulu trondit Milanin, humb Napolin dhe Championsi në dyshim!

Është moment kur duhet të ketë sa më pak probleme, por ja që nuk mund t’i shmangësh. Milani mori një lajm të keq për dëmtimin në pulpë të mbrojtësit Kalulu, ndërsa francezi 21-vjeçar do të duhet të qendrojë në “bokse” për disa kohë. Sipas mediave në Itali, klubi kuqezi do të bëjë vizita të tjera mjekësore për qendërmbrojtësin javën që vjen, ndërsa ai do të humbasë ndeshjen tepër të rëndësishme ndaj Napolit në Serinë A, dhe është në dyshim për sfidën në Champions po ndaj Napolit.

Sfidanti.al