Është 22 herë kampion i Grand Slemeve, por po kalon një moment të vështirë në karrierë. Rafael Nadal mbetet i dëmtuar që nga Australian Openi, dhe nuk dihet nëse do të jetë në fushë në Masters 1000 në Montekarlo që është fillimi i sezonit në dhè të ngjeshur (9-16 prill). “Nuk e di se kur kthehem në fushë, – ishin fjalët e Nadalit, – nuk mund ta konfirmoj që do të jem në Montekarlo”. Nadal synon të jetë gati për “Rolan Garosin”, turneun e tij të preferuar që e ka fituar 14 herë, dhe që nis në 28 maj.
Sfidanti.al