Jokiç mund Adetokumbon në garën për çmimin e Lojtarit të Vitit!

Dueli në Denver nuk pati histori sidomos në pjesën e dytë. Vendasit fituan ndaj Miluokit 129-106, në një ndeshje mes dy prej ekipeve më të mirë të NBA-së këtë sezon, dhe Nikola Jokiç fitoi duelin me Janis Adetokumbon. Kapiteni i Denverit shënoi 31 pikë, kapi 6 topa në tabela e shërbeu 11 asistë, ndonëse gaboi shumë në gjuajtjet nga distanca. Adetokumbo pati edhe ai 31 pikë, 9 topa në tabela, 4 asistë e 4 vjedhje topi, por doli i humbur. Denveri ka tani 50 fitore në sezonin e rregullt.

Sfidanti.al