Reali e do për “dhëndër” trajnerin që Bajerni e “përzuri”!

E habitshme ajo që ndodh në futboll, dhe shembullin e kemi përpara syve. Bajerni mori për trajner Tomas Tuhelin, teknikun që Çelsi e largoi me ceremoni shtatorin e kaluar, ndërsa largoi Julian Nagelsmanin që tani e do Reali i Madridit. Të paktën, këto janë komentet në mediat europiane, me klubin spanjoll që pëlqen edhe Poçetinon, që u shkarkua nga Totenhemi dhe së fundmi nga Paris SG. Karlo Ançeloti thuhet se mund të largohet nga “Santiago Bernabeu” dhe presidenti Perez nuk dëshiron të mbetet keq.

Sfidanti.al