Dridhet Barcelona, sa shumë dëmtime në formacionin katalanas!

Për pesë ditë kanë mbërritur lajme shumë të këqija. Futbollistë si Arauho, Kristensen dhe De Jong janë të dëmtuar, dhe i shtohen Pedrit apo Dembelesë. Pra, flitet për 5 lojtarë që janë të gjithë të formacionit bazë, e pra kjo do të thotë gati gjysma e njëmbëdhjetëshes. Trajneri Ksavi Hernandez do të ketë punë për të bërë që të “arnojë” skuadrën, e cila është edhe nën presionin e skandalit që shkoi në gjyq, me akuzën për blerje të arbitrave.

Sfidanti.al