Myrto Uzuni është lojtari më i vlefshëm i Ligës së Dytë së Spanjës

“Transfermarkti” zakonisht ka një “metër” të vetin për të matur. Shpesh ndodh që vlerësimi që kjo faqe e specializuar i jep kartonëve të futbollistëve nuk përputhet me atë që kërkojnë klubet apo që mund të ndodhë në të vërtetë. Gjithsesi, “transfermarkti” është faqja më e respektueshme që jep vlerat e kartonëve në futbollin profesionist dhe sipas saj Myrto Uzuni ka kartonin më të lartë në Ligën e Dytë të Spanjës. Vlera i jepet 8 milionë euro, ndonëse Granada kërkon 12 milionë euro vetëm nga klubet e kësaj lige, dhe 18 deri në 24 milionë nga klubet e elitës.

Sfidanti.al