Shefi ekzekutiv, Oliver Kahn, deklaroi se klubi ishte i detyruar të vepronte sepse pavarësisht vlerësimit për trajnerin, ekipi po i shfaqte gjithnjë e më pak cilësitë e tij, duke rrezikur objektivat jo vetëm për sezonin, por edhe për të ardhmen. Gjithsesi, shkarkimi i Julian Nagelsmanit nuk është diçka e lirë për Bajernin, pasi sipas “Bildit” kostoja totale do të arrijë 70 milionë euro. Tekniku merrte 9 milionë euro në sezon.
Sfidanti.al