Shënoi 46 pikë duke qenë i shkëlqyer, por nuk mundi të merrte fitoren. Zhoel Embijd hodhi një tjetër hap drejt fitores së titullit të Lojtarit më të Mirë të Sezonit të rregullt në NBA, ndërsa iu afrua tripëll dabëllit në sfidën e Filadelfias në fushën e Golden Stejtit. Kampionët fituan 120-112, ndërsa Embijd pati 46 pikë në më pak se 38 minuta, si dhe 9 topa në tabela, 8 asistë, 2 vjedhje topi e 1 bllokim gjuajtjeje. Minusi i vetëm ishte tek gjuajtjet për tri pikë, ku shënoi vetëm 1 nga 5! Golden Stejti u udhëhoq nga Stef Kërri që shënoi 29 pikë dhe Xhordan Pul me 33.
Sfidanti.al