Edhe Asllani në listën e dështimeve të Interit në treg

Më herët shkruam për humbjet që ëshë gati të pësojë Milani në procesin e shitblerjes së lojtarëve, ndërsa tani është radha e Interit. “La Gazeta delo Sport” shkruan se klubi lombard është në pozita të vështira sepse shumë prej futbollistëve nuk kanë dhënë atë që pritej, ose nuk janë aktivizuar dhe kjo ka bërë që vlera e kartonave të tyre të ulet. Mes tyre edhe Kristjan Asllani, mesfushori i kombëtares shqiptare, si dhe Brozoviç, Damfris, Korrea apo Gosens. Nga 149 milionë euro që ishte shuma e kartonave të tyre, tashmë niveli është 85 milionë, që do të thotë 64 milionë euro më pak.

Sfidanti.al