Edhe Silvinjo si Reja, Asllani e Bajrami rrezikojnë stolin në Poloni!

I kemi rënë në qafë ish-trajnerit që skemën për ndeshjet e ndërtonte në bazë të muskujve dhe më pak mbi talentin e lojtarëve. Duket se këtë traditë të Edi Rejës do ta vazhdojë Silvinjo, pasi trajneri I ri I kombëtares duket se do të krijojë një repart mesfushe të fortë në fazën mbrojtëse për ndeshjen e Varshavës. Në formacion priten Abrashi, Ramadani e Laçi, ndërsa Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani janë të rrezikuar për të mbetur në stol. Besohet se për sulmin janë Seferi dhe Uzuni, plus Jasir Asani që është në formë në Kore të Jugut. Në mbrojtje shpresohet të kapërcehet problemi I mungesës së Gjimshitit e Ismajlit, ndërsa në portë ende ka balotazh Berisha-Strakosha.

Formacioni I mundshëm (4-3-3)

Berisha (Strakosha), Balliu, Kumbulla, Mihaj (Veseli), Hysaj, Abrashi, Ramadani, Laçi, Asani, Seferi, Uzuni.

Sfidanti.al