Dortmundi ka besim se mund të fitojë në Mynih ndaj Bajernit!

Humbja e kampionëve në fushën e Leverkusenit, ku janë Shabi Alonso dhe Rudi Fëler, ka bërë që rivalët të kenë më shumë shpresë. Sfiduesi kryesor i Bajernit këtë sezon është sërish Borusia e Dortmundit, madje me ekipin e trajnerit Terziç që ka dalë në vend të parë. Me 53 pikë ndaj 52 të bavarezëve, ndonëse golaverazhi i kampionëve është 21 gola më i mirë. Mbrojtësi Niko Shloterbek mendon se Dortmundi mund t’ia dalë të shpallet kampion për herë të parë që nga koha e Jurgen Klopit (2011, 2012), ndërsa me një paraqitje të nivelit të lartë mund të fitojë edhe në Mynih.

Sfidanti.al