Reali mendoka për Maurisio Poçetinon si pasardhës të Ançelotit!

Jemi në momentin kur mund të themi “nëse”, sepse deri tani secili është në punë të vet. Karlo Ançeloti vazhdon të drejtojë Realin e Madridit, kampion të Spanjës dhe të Europës, dhe është sërish në çerekfinale të Championsit, por gjithsesi mediat po komentojnë se çfarë mund të ndodhë nëse ai largohet. Italiani mund të shkojë tek Brazili, dhe besohet se madrilenët do të synojnë Maurisio Poçetinon. Ish-trajneri i Totenhemit dhe Paris SG ka deklaruar se në Spanjë do të zgjidhte pikërisht Realin dhe jo Barcelonën.

Sfidanti.al