Të gjithëve u “shkon goja lëng” për Gavin e Barcelonës

Katalanasit kanë probleme të mëdha financiare dhe nuk po arrijnë të realizojnë të gjitha lëvizjet që dëshirojnë, ndërsa eliminimi nga Championsi i ka humbur të paktën 20-30 milionë euro, por edhe më shumë. Një nga shqetësimet e mëdha është e ardhmja e Gavit, mesfushorit-simbol të ekipit ashtu siç është edhe Pedri. La Liga nuk e regjistroi rinovimin e tij të kontratës me rritje rroge dhe klauzolë transferimi, dhe nëse Gavi do të dojë, ai mund të largohet me parametër zero në verë. Gjithsesi, pavarësisht se të gjithëve “u shkon goja lëng” për ta pasur, vështirë që mesfushori 18-vjeçar të largohet nga “Kamp Nou”, ku pritet të mbeten lojtarët kryesorë, të rinj e të talentuar, siç është vetë Gavi, por edhe Pedri, Arauho apo Ansu Fati.

Sfidanti.al