Shpenzon apo nuk shpenzon? Sa shumë kaos ka rreth Bajernit!

Edhe mediat bavareze shpesh herë nuk dinë se çfarë të thonë, lidhur me atë që do të bëjë klubi gjerman në verë. Flitet se mund të mos ketë shpenzime pasi u harxhuan 130 milionë euro vjet për 5 lojtarë. Gjithsesi, thuhet edhe se ka zhgënjim (të moderuar) për paraqitjet e Sadio Manesë deri tani, ndërsa ardhja e tij nga Liverpuli u quajt blerja e verës. Së fundmi, përmenden emrat e disa sulmuesve për të cilët Bajerni mund të jetë i interesuar si Vlahoviç, Balogun, Lautaro Martinez e ndonjë tjetër.

Sfidanti.al