Futbollisti “partenope” gjykon se të kaltrit mund të bëjnë gjëra edhe më të mëdha sesa në të kaluarën, nëse do të ndjekin shembullin e skuadrës së Luçiano Spaletit. Xhovani Di Lorenco është një nga titullarët e padiskutueshëm të Napolit, por që pëlqehet shumë edhe nga trajneri i Italisë, Roberto Mançini. Kampionët e Europës do të luajnë pikërisht në stadiumin “Maradona”, që pritet i mbushur plot e përplot dhe si kapiten i Napolit i jep një këshillë kombëtares: Duhet të mësojë nga ne, të luajë për t’u argëtuar”.
Sfidanti.al