Flamurtari-Dinamo, tifozët vlonjatë kundër arbitrit, jo kundër “nëndetëses”!

Acarimi ka qenë në kulm mbrëmjen e sotme pas ndeshjes së Kategorisë së Parë, që ishte me shije dhe aromë Superligë. Luhej mes dy ekipeve të kreut të tabelës (bashkë me Skënderbeun) dhe fitorja i takoi Dinamos, veçse pas polemikave. Nervat ua kaluan atyre të sfidës Inter-Juve në Serinë A dhe tifozët vlonjatë “ia bënë fora” duke rrethuar stadiumin, a thua se ishte filmi “Ballë për Ballë”. Tifozët ishin të zemëruar me arbitrin Cjapi që dha penallti për Dinamon, 11-metërsh që e quanin “dhuratë”. Tensioni ishte i madh edhe në fushë mes stafeve teknike të dy ekipeve, dhe në tribunë, por vazhdoi edhe jashtë stadiumit. Fitorja e “nëndetëses” ishte një fat për Skënderbeun që mbeti në vend të parë me 38 pikë ndaj 37 të Dinamos e 35 të Flamurtarit, ndërsa dy vendet e para ngjiten direkt në Superligë, ndërsa vendi i tretë do të luajë në plej of.

Sfidanti.al