Juvja trembet për Kiezën, që nuk shkon në kombëtare!

Sulmuesi i kthyer nga dëmtimi duhej të ishte gati, por gjithsesi kjo nuk qenka kaq gjë e lehtë. Federiko Kieza pësoi një tjetër ndalesë, që ishte e treta, dhe luajti shumë pak në “San Siro”, vetëm 17 minuta. Tashmë, ai nuk do të jetë pjesë e kombëtares së Italisë në ndeshjet e tanishme në Europian, dhe kjo mund të ndihmojë Juventusin. Trajneri Alegri pret lajme të mira, dhe të paktën nuk ka dëmtim në gju për Kiezën.

Sfidanti.al