Interi pa Shkriniarin e Bastonin në derbin ndaj Juventusit!

Kalendari po ngjeshet e po bëhet tepër i vështirë, ndërsa ndeshjet janë të gjitha vendimtare. Interi, pasi kaloi me sukses dhe me vuajtje Porton në Champions, do të ketë sfidën e madhe ndaj Juventusit të dielën në orën 21:00, ndërsa më pas edhe disa të tjera. Për Derbin e Italisë, trajneri Inzagi nuk do të ketë dy mbrojtës kryesorë si Shkriniar dhe Bastoni, ndërsa mungon edhe Gosens. Pritet që Inzagi të luajë me 3 mbrojtës si Darmian (edhe ky me probleme fizike), Açerbi dhe De Vraj, ndërsa Damfris e Dimarko do të jenë në krahë. Barela, Çalhanoglu e Mkitarian (ose Brozoviç) në mesfushë, dhe Lukaku e Lautaro në sulm.

Sfidanti.al