Shumë emra të shquar të kombëtares janë lënë jashtë sepse trajneri kërkon të shohë futbollistë të rinj. Ky ishte lajmi në mediat gjermane mbrëmjen e djeshme duke numëruar kampionët që nuk u grumbulluan: Tomas Myler, Leroi Sane, Niklas Zyle, Marko Rojs, Karim Adejemi, Antonio Rydiger, Ilkai Gyndogan, por edhe Nojerin (e dëmtuar), Klostermanin, Mukokon apo Hofmanin. Në ekip është Mërgim Berisha, sulmuesi 24-v jeçar i Augsburgut që ka shënuar 8 gola e ka shërbyer 4 asistë deri tani në këtë sezon të Bundesligës. Bashkë me të, Shade, Vagnoman dhe Volf.
Sfidanti.al