Sasuolo arrin fitoren e katërt radhazi, por Bajrami luan vetëm 15 minuta!

Nuk u zgjodh këtë herë për të qenë titullar, ndonëse ka luajtur mirë sa herë që i është dhënë mundësia. Nedim Bajrami do të bashkohet me kombëtaren në grumbullimin për nisjen e eliminatoreve të Kampionatit Europian, pasi ishte në fushë vetëm 15 minuta me Sasuolon. Ziblertët patën epërsi ndaj Specias dhe fituan 1-0 me golin e shënuar nga Berardi me penallti në 71’. Kjo ishte fitorja e katërt radhazi e Sasuolos që ka një renditje të kënaqshme duke qenë në vendin e 10-të me 36 pikë, dhe me rezultate thuajse të ekuilibruara (10 fitore, 11 humbje).

Sfidanti.al