Gota duhet parë gjysmë plot, dhe trajneri bavarez dëshiron të bëjë pikërisht këtë. Julian Nagelsman mendon se një short tepër i vështirë për Bajernin ka edhe të mirat e veta. Në çerekfinale të Championsit do të ketë përballje me Mançester Sitin e Pep Guardiolës dhe të … Erling Halandit. Kjo ndoshta duhej të ndodhte më vonë, por ja ku jemi. “E ndoqëm shortin me stafin, – thotë ai, – një short i mirë, sfidues. Nëse në fund ne fitojmë titullin, askush nuk do të mund të thotë se ishim me fat. Ne patëm një grup shumë të fortë, pastaj PSG-në dhe tani Sitin. Edhe gjysmëfinalja e mundshme do të jetë top-klas”.
Sfidanti.al