Londinezët nuk arritën ta mbyllnin kualifikimin që në Portugali, ose të paktën që t’i afroheshin më shumë kalimit të raundit. Arsenali megjithatë arriti një barazim të vlefshëm 2-2 në Lisbonë ndaj Sportingut dhe “vulën” e këtij rezultati e vendosi Granit Xhaka. Kapiteni i Zvicrës ia doli për golin e tij me një harkim të devijuar, por gjithsesi ishte goditje në shenjë. Mediat angleze patën edhe lavdërime, por edhe rezerva. “Arsenali ende nuk ka fituar asgjë, – shkruhej në to, – por, gjithsesi kur e krahason me një vit më parë, kupton sesa shumë përpara ka shkuar skuadra londineze”.
Sfidanti.al