Murinjo lavdëron Kumbullën dhe bën një krahasim me Bajernin!

Ishte i kënaqur, edhe pse jo “në qiellin e shtatë”. Trajneri i Romës, Zhoze Murinjo, e vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij në Ligën e Europës ndaj Sociedadit, duke theksuar se u lumturua nga sakrifica e bërë nga të gjithë lojtarët. “Edhe Dibala kthehej të mbronte, – tha portugezi, – kjo na ndihmoi. El Sharaui ishte në moment të mirë, di të shënojë, ka energji, Kumbulla na ndihmoi. Të gjithë djemtë meritojnë lavdërime. Gjithsesi, fitorja 2-0 është e mirë vetëm nëse nuk humbasim në Spanjë me 3 gola diferencë”. Më pas, Murinjo bëri një krahasim me skuadrën bavareze. “Po shikoja një ditë më parë Bajernin, – tha ai, – që kishte në stol Gnabrinë, Manenë dhe Sanenë. Unë do të doja të kisha në stol vetëm njërin prej tyre dhe ta hidhja në fushë për Dibalën”.

Sfidanti.al