Një tjetër shqiptar realizon në kontinent, Andi Zeqiri për Bazelin!

Zviceranët nuk arritën dot fitoren në fushën e tyre në Ligën e Konferencës, ndërsa Sllovani i Bratislavës arriti t’i ndalte në barazim 2-2. Një nga lojtarët që shënuan ishte sulmuesi i Zvicrës, me origjinë shqiptare nga Kosova, Andi Zeqiri. Ylli që luan me kombëtaren zvicerane, realizoi për 2-1 për Bazelin, gjë që ndodhi që në 40’, pra në pjesën e parë. Në fund, sllovakët morën barazimin. Zeqiri është 23 vjeç dhe ka luajtur 61 ndeshje me ekipet kombëtare të moshave të Zvicrës (deri në U21) duke shënuar 21 gola, ndërsa nuk ia ka dalë të realizoi tek “helvetët” e rritur ku ka luajtur 7 ndeshje.

Sfidanti.al