Mjafton një vonesë dhe mori goditjen. Juventusi vendosi që Pol Pogba të mos ishte sot në ndeshjen e Ligës së Europës ndaj Frajburgut dhe kjo për motive disiplinore. Mesfushori francez u vonua në grumbullim në vigjilje të sfidës dhe kjo mjaftoi që trajneri Maks Alegri, sipas rregullores, ta dënonte. Juves i munguan edhe Milik e De Shilio, ndërsa Pogba do të jetë gati për ndeshjen e kampionatit, gjithnjë nëse nuk do të vonohet përsëri.
Sfidanti.al