Kapiteni i Anglisë duket më larg se kurrë nga Totenhemi. Disfata në Champions prej Milanit ka bërë me siguri që Harri Kejn të mendojë seriozisht për të ardhmen e tij. Mosha po ecën dhe ai nuk ka fituar dot asnjë trofe në ekipin e tij të zemrës, dhe vera e ardhshme mund të jetë ajo e ndarjes. Tabloidi “San” (The Sun) bën një lojë fjalësh në kopertinë duke vendosur edhe foton e yllit kryesor të Spërsave: Harry-vederci. Një titull gjysmë italisht e gjysmë anglisht, ku thuhet se Harri (Kejn) po thotë mirupafshim.
Sfidanti.al