Konte: Nuk shënuam dot gol, duhej të ishim më mirë në sulm!

Eliminimi i Totenhemit nga Championsi nuk shkaktoi atë dramë që ndodhi me katastrofën e Paris SG, por gjithsesi atmosfera në Londër nuk është aspak e mirë. Mediat shkruajtën se “gjelat” vazhdojnë të jenë humbës, ndërsa tekniku Antonio Konte është me një këmbë jashtë klubit. Vetë trajneri i Totenhemit pati qortime për ekipin e tij. “Ndodhi ajo që në këtë ndeshje ne nuk ishim në gjendje që të shënonim gol, – tha ai, – Mendoj se ndeshja ishte e ekuilibruar, por problemi ishte se ne nuk ishim me të vërtetë të rrezikshëm. Të mos harrojmë se Milani është kampion i Italisë. Ne mund të luajmë shumë më mirë në sulm, dhe po flas për gjithë skuadrën, jo vetëm për sulmuesit”.

Sfidanti.al