Kishte 11 vjet që nuk ishin arritur këto nivele. Kuqezinjtë vërtet janë 7 herë kampionë të Europës, por Championsi ka qenë “mollë e ndaluar” për ta që nga 2012. Gjithsesi, kur një skuadër me emër të tillë arrin në çerekfinale të Championsit, padyshim që mendon për gjëra të mëdha dhe kështu po bëjnë tek Milani. “Asgjë nuk është e pamundur”, – thotë trajneri Stefano Pioli. “Me një kolektivitet të tillë dhe me një mbrojtje kaq të fortë, Milani mund të fitojë me këdo”, – shprehet Arrigo Saki, ish-kampion i Europës me këtë ekip. Totenhemi bëri presion, por nuk mundi të ishte imponues në Londër duke mbetur në fuqi rezultati i ndeshjes së parë, 1-0 në “San Siro”.
Sfidanti.al