Bajrami e bën “sefte” tek Sasuolo me fitore, merr vlerësim të lartë!

Ishte në fushë vetëm 25 minuta,  por gjithsesi e la shenjën e tij. Nedim Bajrami nisi me festivalin e golave edhe tek Sasuolo pasi realizoi rrjetën e tretë ndaj Kremonezes. Fitorja 3-2 ishte e merituar edhe pse shumë e vështirë dhe mesfushori shqiptar shënoi në minutën e dytë shtesë. Ai hyri vetëm në 68’, ndërsa si zëvendësues u tregua vendimtar. Për paraqitjen e tij mori notën 6.8 që nuk është pak për aq sa luajti.

Sfidanti.al